Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
37 %
2.6kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
11 °
Sht
11 °
Die
9 °
E mërkurë, 1 Shkurt, 2023

SKANDALI/ Ben Qimja ‘punësoi’ Indrit Doklen si punëtor ndërtimi (Kush fshihet pas kompanisë ‘Mateo Konstruksion’ që liroi kreun e Bandës së Durrësit)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Arben Isufaj, i njohur si Ben Qimja “punësoi” Indrit Doklen si punëtor ndërtimi.

Janë këto të dhënat më të fundit që dalin në dritë rreth punësimit të mistershëm të Indrit Dokles, ish-kreut të Bandës së Durrësit që u lirua nga burgu disa ditë më parë.

Ky informacion i ‘botës së nëndheshme’ publikohet nga gazetari Flamur Vezaj i cili thotë se kontrata e kompanisë “Mateo Konstruksion” që figuron në emër të Agim Çakos (që është i besuari dhe financieri i Ben Qimes) mundësoi lirimin para kohe të Indrit Dokles!

Kjo kompani, ka lëshuar një kontratë punësimi fiktiv për Indrit Doklen si punëtor ndërtimi me një rrogë prej 350 mijë lekë, që gjyqtarja ta lironte me kusht Doklen për pese vitet e ardhshme!

“Pra për lirimin e një krimineli investon nje kriminel tjetër i cili ia mbushi mendjen gjykatës se një vrases do të punoje te kompania e tij si punëtor ndërtimi thënë ndryshe hamall!!! Kjo praktike me kontrata fiktive është perdorur edhe për Lulzim Berishen në Durrës ndërsa nuk ka munguar “ndihma” Ben Qimes edhe për uljen e dënimit të burgimit të perjetshem edhe për Dritan Dajtin bashkë me një tjetër biznesmen të njohur në fushën sportive! Ndërsa institucionet edhe ne kete rast, mbyllen nje sy e një vesh me “arsyetimin” se pas lirimit, Indrit Dokle do t’i paguajë shtetit tatime e sigurime shoqërore si punëtor krahu”, shkruan Vezaj, transmeton newsbomb.al.

KUSH ËSHTË BEN QIMJA

Arben Isufaj i njohur ndryshe si “Ben Qimja” u lirua në vitin 2015 nga burgu.

Gjykata e Fierit, atëkohë liroi nga akuzat Ben Qimen duke refuzuar kërkesën e Prokurorisë për ekstradimin e tij drejt Italisë.

Ben Qimja konsiderohej si një ndër personat më të kërkuar të Policisë italiane, ndërsa u arrestua në Shqipëri në vitin 2014. Ai është akuzuar gjithashtu nga Prokuroria për një vrasje të ndodhur në vitin 2002, por që nuk është provuar në Gjykatë.

Tashmë Ben Qimja, i njohur edhe si i forti i Fierit me vendimin që mori gjykata gëzon të gjitha të drejtat si person i lirë.

Pas daljes nga burgu, mesa duket ai është siguruar që të nxjerrë edhe shokët e tij./ newsbomb.al/

Më shumë


spot_img









spot_img