Hapësire reklamuese

Aktualitet

SKANDALI/ Babai prej 70 ditësh në morg, mjekët nuk i japin informacion dhe e kërcënojnë: Ti mos na kërko babanë tënd, ik andej mos të të zë me dacka

Shkruar nga Newsbomb
SKANDALI/ Babai prej 70 ditësh në morg, mjekët nuk i japin

Një skandal është denoncuar mbrëmjen e sotme nga emisioni “Boom”, pasi një 70 vjeçar është mbajtur për 70 ditë në morg, ndërkohë që familjarëve nuk u është dhënë asnjë informacion.

Anila Zeqiri e shtroi babanë e saj, Luan Zeqirin, në spitalin e Vlorës në datën 27 dhjetor 2020, por edhe pse kaluan 2 muaj, ajo nuk e di se ku ndodhet i ati

“Unë nuk e di se ku e kam babain. Kam marrë ambulancën për babin dhe e çova në spital, ku me morën emër dhe mbiemër. Ai ka qëndruar nga data 27 deri në datën 10 më kanë thënë që është shtruar në spital dhe unë i çoja ushqime. Pastaj më thanë se nuk ndodhej aty, por ndodhej në Tiranë. Atje më thanë se nuk ishte aty dhe deri më sot kam ngelur kështu pezull. Nuk e di se sa më fshehën. Unë po çmendem se nuk e di nëse është gjallë apo ka ndërruar jetë”, thotë ajo.

Anila shkoi në spitalin e Vlorës për të kërkuar informacion për të atin, por askush nuk e ndihmon për të mësuar se ku e ka babanë. Madje njëri nga mjekët e kërcënon duke i thënë që të largohet, ose përndryshe do ta dhunojë.

Mjekët: Ka ikur më 27 dhjetor, 2 herë në Tiranë. Ka ardhur dhe ka ikur sërish atje. Ka qenë në urgjencë dhe është nisur për në Tiranë më 27 dhjetor. Ti mos na kërko babain tënd ti, mos të të zë me dacka!

Familjari: Ju nuk merrni ndonjë kontakt me ata të Tiranës se çfarë ndodh?

Mjekja: Jo nuk kemi kontakte, sepse është spital COVID ai.

Pas disa ditësh Ministria e Shëndetësisë kontakton familjarët dhe i njofton se Luan Zeqiri ka ndërruar jetë në datën 6 janar, dhe aktualisht mbahet aty në kushte frigoriferike.

Për 70 ditë viktima është mbajtur në morg dhe familjarët nuk kishin asnjë dijeni se ai kishte ndërruar jetë, ndërkohë që pas ndjekjes së rastiti nga emisioni “Boom”, familjarët mundën tëb tërhiqnin trupin e të afërmit të tyre.




Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll