Tirana
overcast clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
61 %
3.1kmh
100 %
Enj
8 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
E enjte, 20 Janar, 2022

SKANDALI / Arrestohet në Greqi DREJTORI i Informacionit të Drejtorisë së DOGANAVE, pjesë e BANDËS që vidhnin BANKOMATE. Lirohet me kusht dhe rifillon punë në Shqipëri (DETAJET)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtori i Informacionit në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganës, është arrestuar në Greqi si pjesë e një bande që merrej me vjedhjen e bankomatëve, mëson Newsbomb.al.

Burime nga shteti helen bëjnë me dije se drejtori Klodian Çani është arrestuar në datën 27 gusht në shtetin fqinj dhe disa ditë më pas ai është liruar me kusht nga autoritetet greke.

Ai ishte pjesë e një bande të përbërë nga shqiptarë. Çani rezulton i dënuar me 3.5 vite burg.

Skandal është fakti se si drejtori i Informacionit në Dogana, Klodian Çani, pas lirimit me kusht ka mundur të kthehet në Shqipëri, madje edhe të vijojë punën normalisht.

Newsbomb.al mëson se informacioni i është përcjellë autoriteteve shqiptare nga homologët grekë, por është mbajtur në fshehtësi të plotë.

Kjo nuk është hera e parë që Klodian Cani rezulton të jetë përfshirë në aktivitet kriminal. Në vitin 2015 kur ai ishte përgjegjës turni në doganë, bashkë me tre të tjerë u pezullua për lejimin e disa kamionëve kontrabandë.

Por mesa duket, disa vite më pas ai është rikthyer si drejtor dhe pjesë e një grupi kriminal me aktivitet në Greqi. /Newsbomb.al

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img