Tirana
few clouds
21 ° C
21 °
21 °
49 %
3.1kmh
20 %
Pre
24 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
E premte, 7 Maj, 2021
spot_img

SKANDALI/ 3 vjet më parë tentoi të rrëmbejë gazetarin, sot kërcënon një kryeredaktor por Alban VOGLIT s’i hyn ‘gjemb në këmbë’

spot_img

Lajme të ngjashëm

362bfe685c482c228c1d81acc4ff8543

Alban Vogli, presidenti i ekipit të Kastriotit Krujës është i paprekshëm.

Dhe këtë e konfirmon edhe policia e cila thotë se po bën verifikime për rastin në fjalë.

Panorama Sport, ka denoncuar ditën e djeshme kërcënimin nga ana presidentit të Kastriotit, Vogli, të kryeredaktorit të gazetës Jetmir Halilaj.

Me një fjalor fyer e kërcënues, në orën 16.55 minuta dhe gjithçka e regjistruar në celular, Voglit nuk i ka pëlqyer pasqyrimi në këtë gazetë i shkrimeve për ndeshjen Kastrioti-Tirana (1-0), ndeshje që u mbyll me dhunë e presion ndaj trajnerit të Tiranës Ardian Mema dhe një lojtari të Tiranës, Grend Halili.

Nuk është hera e parë që Alban Vogli i Kastriotit dhunon gazetarët.

Në 9 maj 2016, Alban Vogli tentoi të rrëmbejë nga makina volsvagen gazetarin Eduard Ilnica, të cilin, pasi dështoi ta marrë në makinën e tij, e dhunoi me sende të forta në makinë, duke e lënë të gjakosur dhe pa ndjeja. Ilnica në atë kohë ishte gazetar te Telesporti.

Në 10 maj 2016, policia e Tiranës njoftoi ndalimin Presidentin e ekipit të “Kastriotit”.

“Grupi hetimor në vendin e ngjarjes ka bërë të mundur identifikimin dhe më pas kapjen e autorit të kësaj vepre penale, ku u ndalua shtetasi Alban Vogli, 29 vjeç, banues në Krujë, presidenti i ekpit të “Kastriotit”. Ky shtetas ka tentuar të marrë me forcë në mjetin e tij tip “Volkswagen”, me targë AA229LB, shtetasin E. I., ku më pas e ka dhunuar duke e goditur me sende të forta, për arsye të një artikulli që shtetasi  E. I. ka publikuar në një gazetë lokale”, thuhej atëkohë në njoftimin e policisë.

Dhe sikurse të gjithë e dinë, një muaj më pas Alban Vogli u lirua nga qelitë. Gazetari Ilnica tërhoqi padinë ndaj tij, me pretendimin se nuk e mbante mend nëse e kishte goditur presidenti i Kastriotit apo kishte qenë ndokush tjetër.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img