Tirana
light rain
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
57 %
4.6kmh
40 %
Die
25 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 4 Qershor, 2023

Skandali 120 milionë/Ahmetaj fton investitorët për zgjerimin e rrugës, gjelbërimi se lejon

Lajme të ngjashëm

Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Tregtisë, Arben Ahmetaj u ka bërë thirrje investitorëve për të ofertuar zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës në tri korsi, por gjithçka ka rezultuar e kotë. Sipas investigimit të gazetës “Panorama”, thirrja nga Ahmetaj ka rezultuar një farsë, për shkak se mbushja e autostradës me gjelbërim, së fundmi me vendosjen edhe të Palmave nuk mund të lejojë zgjerimin.

Kontrata që ka bërë publike Ahmetaj kap vlerën e 100-120 milionë eurove.

Nuk dihet ende nëse kjo vjen si rezultat e mosmarrjes vesh brenda ministrive të qeverisë, sepse ideja, puna dhe mbi të gjitha vendimi për gjelbërimin e autostradës është bërë nga Ministria e Mjedisit.

Megjithatë, Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Tregtisë është përgjegjëse për hartimin dhe zbatimin e politikave për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit nëpërmjet bashkëpunimit ekonomik,  programimit strategjik dhe monitorimit të investimeve publike për të gjitha institucionet shtetërore.


Më shumë