Tirana
light rain
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
69 %
3.1kmh
40 %
Sht
24 °
Die
26 °
Hën
26 °
Mar
22 °
Mër
28 °
E shtunë, 3 Qershor, 2023

“Skandalet qeveritare kanë thelluar varfërinë”, Bardh Spahia: Shkodra është gati për protestën e madhe të 3 Marsit

Lajme të ngjashëm

Kryebashkiaku Bardh Spahia thotë se Shkodra është gati për protestën e 3 marsit në Tiranë, e thirrur nga kreu i PD, Sali Berisha.

Spahia me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkrua se skandalet e njëpasnjëshme qeveritare kanë thelluar krizat, rritur varfërinë dhe shtuar ikjet e shqiptarëve, dhe sipas tij është koha për t’i thënë ndal.

Postimi i plotë i Bardh Spahisë:

Shkodra është gati për protestën e madhe të 3 Marsit në kryeqytet.

Organizimi qytetar ashtu si edhe ai politik është mbreslënës, duke dëshmuar edhe njëherë tjetër se qytetarët e duan me ngulm ndryshimin. Me strukturat drejtuese dhe anëtarët e Grupseksionit 3/3 të Partisë Demokratike analizuam gjendjen në të cilën ndodhet sot kryeqendra e veriut dhe e gjithë Shqipëria.

Pseudo-reformat, diskriminimi politik i Shkodrës dhe veriut në tërësi, skandalet e njëpasnjëshme qeveritare kanë thelluar krizat, rritur varfërinë dhe shtuar ikjet e shqiptarëve. Koha është për t’i thënë ndal, prandaj të gjithë të bëhemi bashkë në 3 Mars, në protestën e madhe që qytetarët do të kenë kundër regjimit të Edi Ramës.

Mirënjohje çdo qytetari dhe demokrati shkodran që nuk dorëzohen përballë asgjëje.


Më shumë