Në shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet, kryesisht të Tiranës kanë nisur të zhvillohen diskutime lidhur me komunitetin LGBT, si pjesë e një fushate për ndërgjegjësimin mbi të drejtat e njeriut.
Sakaq, ky debat ka nxitur reagime të shumta pasi pretendohet se do të krijohen perceptime të gabuara te nxënësit.
Në emisionin “Tonight”, të Ilva Tares, mbrëmjen e sotme u diskutua rreth kësaj nisme të ministrisë së Arsimit, ku e pranishme në panel ishte dhe zv/ministrja e Arsimit Besa Shahini. Gjatë debatit në emision, Shahini pranoi se nuk kanë ekspertë dhe kapacitete të mjaftueshme për të luftuar bullizmin dhe çështjen e LGBT në shkolla. Kjo deklaratë e Shahinit, erdhi në tentativë për të justifikuar bashkëpunimin me organizatat jo qeveritare.
Sakaq, pas kësaj deklarate, pedagogia e Universitet të Tiranës Jonila Godole i drejtoi disa pyetje Shahinit: Ministria e Arsimit nuk ka eskpertizë të majftueshme, atëherë pse nuk prisni? Çfarë plani konkret kanë organizatat dhe LGBT, dhe sa transparente jeni me grupet e interesit?
Zv/mnistrja e Arsimit u shpreh se përgjegjësia do të jetë e ministrisë, madje dhe projekti i Bashkisë Tiranë për aplikimin e kësaj nisme në 5 gjimnaze do të jetë në vëzhgim të institucionit të arsimit, duke mos dhënë një përgjigje konkrete për pyetjet e lartpërmendura.