Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
54 %
1kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
43 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

Skandal/ Zbulohet vendgrumbullimi i fshehtë në Kavajë, plehrave ua vë zjarrin Bashkia (VIDEO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një skandal është zbuluar pak ditë më parë në Kavajë, ku mbetjet depozitohen në landfillin illegal të Kaziasit, që ndodhet midis plazhit të Spilles dhe atij të Gjeneralit.

Pavarësisht se ka video e fakte që ky vendgrumbullim i fshehtë i plerave ekziston, zëvendëskryetari i Bashkisë, Guxim Kola e mohon ekzistencën e tij.

“Ne nuk kemi vend depozitimi të mbetjeve urbane në zonën e Kavajës. Në dijeninë time nuk kemi, jemi gjithmonë në monitorim të zonave që të mos kemi depozitime jo vetëm nga Bashkia por as nga persona privat. Nuk kemi si të jemi në dijeni kur për ne nuk ekziston dhe s’ka si të ekzistojë një landfill i tillë,” u shpreh ai.

Por sikur të mos mjaftonte kjo, për të zhdukur gjurmët Bashkia i ka vënë flakët mbetjeve duke shkaktuar një katastrofë mjedisore. Tymi i mbetjeve dhe era e rëndë ka shqetësuar gjithë banorët e zonës, po edhe pushuesit që kishin zgjedhur plazhin e Spilles.

Video nga Top News:

Më shumë

spot_img
spot_img