Mijëra ton plehra kanë arritur deri në derën e shtëpisë së banorëve të Shijakut në këto ditë të nxehta.
Ndërkohë që sezoni veror po shënon tempertura të larta edhe rreziku nga sëmundjet po njeh të njejtat rritje tek banorët e Shijakut. Çdo lagje, çdo rrugë dhe trotuar tashmë është pushtuar nga mbetjet urbane dhe ujërat e përrenjëve po tokave përreth po kontaminohen.
Temperturat e nxehta favorizojnë këtë katastrofë mjedisore me pasoja të rënda në shendet. Në periferi të qytetit në zonën e Shilorjes është gjetur një zgjidhje edhe më katastrofike. Ka nisur djegia e mbeturinave duke lëshuar një tym të zi që hyn në të gjitha banesat përreth.
Kryetari i Bashkisë së Shijakut Elton Arbana në një prononcim ditën e djeshme për Fax News mohon që ti ketë hedhur Bashkia mbetjet në vend depozitime të jashtëligjshme megjithëse qytetarët deklarojnë në intervista, se kanë parë makinat e Bashkisë që transportojnë plehra aty.
Ndërsa pyetjes se ku po i hedh mbetjet bashkia, përgjigja e marrë ishte se “plehrat po qëndrojnë në kontenierët e qytetit”. Pra, Bashkia e Shijakut nuk e ka vështirë të pranojë hapur se zgjidhja që ka gjetur, është t’i lërë plehrat prej ditësh në kosha.