Trageti “Ionian Star” që shihni në foto është ankoruar sot në Portin e Vlorës, për të ndotur bregdetin.
Burime për newsbomb.al bëjnë me dije se trageti ka shkarkuar vajin e djegur të motorëve, duke ndotur në këtë mënyrë zonën detare në Portin e Vlorës.
Trageti “Ionian Star” kryen linja Vlorë -Brindisi.
Ndërkaq mësohet se trageti në fjalë ka qenë i sekuestruar. Dyshohet që trageti të ketë qenë i sekuestruar për ndotje të zonës detare.
Ndotja e detit nga karburantet dhe vajrat e djegura janë një ndër krimet mjedisore më të shpeshta në bregdetin shqiptar. Në Shqipëri, ndotja e bregdetit shkaktohet kryesisht nga anijet cisterna që transportojnë naftë si dhe nga aktiviteti tregtar i trageteve.