Tirana
clear sky
1.5 ° C
1.5 °
1.5 °
30 %
6.2kmh
0 %
Hën
0 °
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
9 °
Pre
9 °
E hënë, 24 Janar, 2022

Skandal/ Theu karantinën dhe takoi të dashurën e martuar, jep dorëheqjen këshilltari kryesor i qeverisë britanike

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Këshilltari i qeverisë britanike, Neil Ferguson njëkohësisht edhe epidemiolog ka dhënë dorëheqjen pasi ka shkelur rregullat e izolimit të vendosura për pandeminë.

 

Profesori Ferguson ka dhënë dorëheqje nga Grupi Këshillëdhënës i Qeverisë Britanike (SAGE) pasi u njoftua se ai kishte shkelur rregullat e izolimit për shkak të koronavirusit, transmeton “The Telegraph”.

Ferguson ka thënë se po jep dorëheqje për shkak të një gabimi.

Menjëherë pas lajmit për dorëheqje, mediat britanike zbuluan se ‘gabimi’ i Ferguston ishte se ai vizitoi të dashurën e tij 38-vjeçare, Antonia Staats dy herë gjatë izolimit. Ndërkohë nga ana tjetër Antonia Staats, 38 vjeç, jeton me burrin dhe fëmijët e saj.

Ndaj këti lajmi ka reaguar edhe Sekretar i Shtetit për Shëndetin dhe Kujdesin Social, Matt Hancock i cili tha se Ferguson mori vendimin e duhur për të dhënë dorëheqjen.

Sakaq, Hancock tha se ishte çështje e policisë nëse do të ketë dënim penal për Ferguson i cili shkeli rregullat gjatë izolimit.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img