Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
72 %
1.5kmh
0 %
Pre
32 °
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
27 °
Mar
25 °
E premte, 17 Shtator, 2021

Skandal/ Samitin e Dytë të Diasporës e kthejnë në Kongres të Rilindjes

spot_img

Lajme të ngjashëm

3256e5b56ea3c061abde40e190391573

Shkruan Shpëtim Zinxhira:

Një turp që i bëhet përsëri komunitetit shqiptar në Greqi. Një turp që mban firmën dhe vulën e vetë Ministrit te Shtetit dhe Diasporës në bashkëpunim me ambasadoren në Greqi zonjën Hobdari. Një turp që ende shfaqet pas tri dekadash në emigracion ku partia mbi të gjitha, duke anashkaluar parimet demokratike se emigracioni nuk i përket vetëm Rilindjes. Por…!

Faktet flasin vetë edhe per ata që kanë sy dhe që nuk kanë mundësi të shikojnë por edhe për ata qe kane veshe dhe bejne sikur nuk ndigjojne.

Ministri i Shtetit dhe i Diasporës me propozimin e Hobdarit ka vendosur katër koordinator për emigracionin shqiptar në Greqi, të katër të partisë Rilindja, tre nga këta me detyra partie ( kryetar) strukturash në Athinë,dhe tepër aktiv, ndërsa e katërta ish kandidate per kryetare të PS në Greqi dhe kusherirë e vetë kryeministrit, por që nuk ka aktivitet ne emigracion, si dhe pjesëmarrëse edhe ne Samitin e Parë.

Por një nga këta të katërt nuk ka fare lidhje me emigracionin, sot ai ka nderruar emrin dhe mbiemrin jeton dhe punon ne Tirane, vëllai ish-drejtorit te Portit te Durrësit.

Ky Samit i Rilindjes tregoi edhe njehere se edhe emigracioni mund te merret peng nga politika. E them këtë se nga biseda me kryetar shoqatsh mësohet se nuk janë bërë fare kontakte, por janë anashkaluar si gjithmonë. Por si ka mundësi që ministri i Shtetit dhe i Diasporës të anashkalojë vlerat e atyre emigrantëve, te drejtuesve të shoqatave, Federates së Lidhjes së Shoqatave Shqiptare, të anashkalojë ato nëna mësuese që për orë të tëra u mësojnë fëmijëve tanë gjuhën shqipe, të anashkalojë intelektualë, doktor shkencash apo profesorë të nderuar dhe të emëroj njerëz partiak?

Cfarë problemesh mund të ngrenë këta për emigracionin…?

Kur do të bëhemi njerëz për të kuptuar se emigracioni nuk është partiak por mbarëkombëtar. Në mbyllje po i bej një pyetje ministrit te leshit, si ka mundësi qe emigracioni ne Greqi me 600 mijë shqiptare te kete kater koordinatorë partiak dhe emigracioni shqiptar ne Kanada 19-të?

Nuk do jete e largët ajo dite kur vetë emigrrantët do të ndergjegjësohen dhe te bejnë vetë Samitin e tyre ashtu si e meritojne larg cdo politike.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img