Hapësire reklamuese

Bota

SKANDAL/ Puntorët e morgut i vjedhin kartat e kreditit personave që humbin jetën, dy të arrestuar

Shkruar nga Newsbomb
SKANDAL/ Puntorët e morgut i vjedhin kartat e kreditit personave që

Në prangat e FBI-së kanë rënë dy ish-punonjës pasi akuzohen se kanë vjedhur kartat bankare nga trupat e të vdekurve të cilët dërgoheshin në morgun e New Yorkut.

Ish-puntorët e morgut, Willie Garcon dhe Charles McFadgen janë akuzuar për mashtrim me pajisje pasi përdorën kartelat për një listë blerjesh të paautorizuara. 

50-vjeçari Garcon, ka punuar si teknik në autopsy dhe trasportonte trupat e personave që humbin jetën.

FBI-ja ka thënë se ai përdori kartat e kreditit të katër njerëzve të vdekur duke arritur afër 6,500 dollarë blerje, përfshirë një fluturim nga Newark, New Jersey për në Florida.

Ndërsa, 66-vjeçari McFadgen bëri blerje të cilat kapën vlerën 13.500 dollarë duke përdorur kartat bankare të pesë njerëzve të vdekur.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese