Hapësire reklamuese

Bota

Skandal/ Pas publikimit të pamjeve pornografike, Benjamin heq dorë nga gara për kryebashkiak i Parisit

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_306003" align="alignnone" width=""]Benjamin Griveaux[/caption]

Kandidati kryesor për kryebashkiakun e Parisit, nga partia LREM e presidentit francez Emmanuel Macron, Benjamin Griveaux u tërhoq nga gara të premten pas publikimit të videove dhe mesazheve pornografike ku shfaqet ai.

 

Benjamin Griveaux, është parë si një nga aleatët më të fortë  që ka Macron.

"Familja ime nuk e meriton këtë. Askush nuk duhet t'i nënshtrohet një abuzimi të tillë."ka thënë Benjamin.

Benjamin Griveaux, 42 vjeç është babai i 3 fëmijëve.

Kujtojmë se të mërkurën u shfaq një video ku Benjamin dukej se i kishte dërguar një gruaje një video dhe mesazhe pornografike.  Video u përhap shumë shpejt në të gjitha rrjetet sociale.

"Për më shumë se një vit, familja ime dhe unë i nënshtrohemi shpifjeve, gënjeshtrave, thashethemeve, sulmeve anonime dhe kërcënimeve me vdekje," ka thënë Griveaux. Videoja tashmë është hequr nga qarkullimi. 

 

85230944_553527742176559_3626348588612714496_n.jpg

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.