Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Skandal në Washington, ambasadori shqiptar Ervin Bushati zhduket pa paguar qiranë

Shkruar nga Newsbomb

Një skandal i madh ka përfshirë Ambasadën e Shqipërisë në Washington, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Diplomati i sapoemëruar atje, ish-deputeti socialist Ervin Bushati është "zhdukur" pa paguar qiranë e shtëpisë ku ka jetuar për tre muaj dhe pronari është detyruar ta nxjerrë në "Facebook".

Artur Elezi, një profesor shqiptar i Matematikës në Amerikë, thotë se ambasadori Ervin Bushati ka boshatisur shtëpinë dhe nuk ka paguar qiranë, shkruan newsbomb.al.

Ervin Bushati mori besimin e Kuvendit të Shqipërisë dhe Presidentit Begaj dhe më 25 Shtator 2023 ka dorëzuar kredencialet në Shtëpinë e Bardhë. Siç është protokolli, ai është pritur nga presidenti Joe Biden dhe ka marrë zyrtarisht detyrën si përfaqësuesi më i lartë i shtetit shqiptar në SHBA.

Mirëpo, pa bërë ende tre muaj në krye të detyrës, Ervin Bushati ka shkaktuar këtë skandal të madh që përfshinë dhe Ambasadën Shqiptare në Washington.

Shqiptari pronar i shtëpisë që kishte marrë me qira ambasadori ynë, thotë se edhe çekun që ka dorëzuar në fillim të Nëntorit 2023, Ervin Bushati e ka lënë pa firmosur, duke e bërë rrjedhimisht të pavlefshëm, shkruan newsbomb.al.

[caption id="attachment_766731" align="alignnone" width="1024"]Presidenti Joe Biden dhe ambasadori Ervin Bushati, ne Shtepine e Bardhe Presidenti Joe Biden dhe ambasadori Ervin Bushati, ne Shtepine e Bardhe[/caption]

Kur Artur Elezi ka shkuar të marrë firmën, e ka gjetur shtëpinë bosh sepse ambasadori ishte larguar.

Ai thekson se është përpjekur ta telefonojë ambasadorin shqiptar, stafin dhe eprorët, por askush nga ata nuk përgjigjet, madje janë zhdukur me keq se Ervin Bushati. Një skandal diplomatik i paprecedentë për Ambasadën e Shqipërisë në Washington dhe vetë shqiptarët atje, që nuk përfillen nga i dërguari i qeverisë shqiptare.

"Sjellje te cuditshme te Ambasadorit Shqiptar ne Washington DC! Zoti Ervin Bushati eshte qeraxhiu yne me kontrate deri ne fund te vitit. Diku nga fillimi i nentorit na dergon pagesen e muajit me nje cek te pafirmosur. E veme re pas ca ditesh dhe i vemi ne shtepi qe t'a firmose. Per habi shtepia eshte bosh! Pas ca ditesh shoferi i Ambasades na sjell celesin e shtepise.

Ambasadori vete eshte zhdukur pa bere pagesen, madje nuk i pergjigjet as telefonit! U shkruajme ca kolegeve dhe eproreve te ambasadorit - deri ne kupole. Heshtje e plote, edhe ata jane zhdukur. C'ti themi kesaj?! Askush nuk duhet te sillet ne kete menyre, vecanerisht perfaqesuesi me i larte i qeverise ne Washington DC", shkruan Artur Elezi, pronari i shtëpisë që kishte marrë me qira ambasadori Ervin Bushati.

[caption id="attachment_766730" align="alignnone" width="1143"]Profesori shqiptar ne SHBA, Artur Elezi, njeheresh qiradhenesi i ambasadorit Profesori shqiptar ne SHBA, Artur Elezi, njeheresh qiradhenesi i ambasadorit[/caption]

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese