Tirana
clear sky
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
36 %
2.6kmh
0 %
Hën
34 °
Mar
39 °
Mër
42 °
Enj
41 °
Pre
41 °
E hënë, 26 Korrik, 2021

SKANDAL në Vlorë/ 50 sirianët u lanë në mes të detit me dallgë 5 ballë, Policia dyshohet se ndihmoi trafikantët të largoheshin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

ddd2b9988180d53399150a19216f675e

50 emigrantë sirianë rrezikuan të mbyteshin dje në Vlorë, në grykëderdhjen e lumit Vjosa, pasi u braktisën nga trafikantët në mes të detit, në një gomone. Kjo ngjarje mund të ishte kthyer në një ndër katastrofat më të mëdha humanitare në këto ujëra.

Në njoftimin zyrtar të Policisë nuk bëhet me dije për ndalimin e personave përgjegjës që kishin marrë përsipër të çonin në Itali me gomone 50 emigrantët sirianë. Por, Report TV zbardh detaje që e bëjnë këtë ngjarje të kalojë në përmasat e një skandali.

Media nëë fjalë shkruan se autoritetet që kanë marrë pjesë në operacion, kanë ndihmuar trafikantët që pasi braktisën gomonen në det, t’ia hidhnin pa u lagur. Ata janë arratisur dhe Policia nuk ka kapur dot asnjë.

Operacioni në fjalë u krye nga Roja Bregdetare, Policia e Vlorës dhe Guardia di Finanza. Nuk dihet se cila nga autoritetet shqiptare ka ndihmuar trafikantët të largohen, por kjo është një ngjarje që kalon kufijtë e skandalit pasi nëse nuk do ishte ndërhyrë në kohë, sot mund të flisnim për viktima.

Mbi 25 emigrantë nga 50 që ishin në gomone, po marrin mjekim në spital, në Vlorë e Tiranë, pasi janë djegur nga kripa e detit dhe benzina. Për tre orë ata kanë qenë të bllokuar mes dallgëve me madhësi mbi 5 ballë.

Më shumë

spot_img
spot_img