Hapësire reklamuese

Kulture & Art

Skandal në Teatrin Kombëtar/ Eva Alikaj jep shfaqje në gjermanisht pa njoftuar njeri, spektatorët braktisin sallën (‘MASAKRA’ ME KOMENTE)

Shkruar nga Newsbomb

Mbrëmjen e djeshme është mbajtur në Teatrin Kombëtar shfaqja ‘Sot në Mbrëmje: Lola Blau’ me aktore kryesore Eva Alikaj.

 Mirëpo, kjo shfaqje duket se ka zhgënjyer jo pak spektatorë, të cilët janë ngritur dhe kanë braktisur sallën.

Mësohet se shkak është bërë gjuha gjermane, të cilën askush nuk e kuptonte edhe pse kishte titrat në sfond.

Duket se gjithçka nuk është nuk është mbyllur me kaq, pasi spektatorët kanë ‘shpërthyer’ edhe në rrjetet sociale, duke e quajtur një zhgënjim si për mungesën e informimit, ashtu edhe sepse prisnin shumë më shumë nga aktorja shumë e pëlqyer Eva Alikaj.

Nisur nga ky fakt, Teatri Kombëtar ka kërkuar ndjesë dhe ka sqaruar se shfaqja nuk ka qenë produksion i tyre, por private.

Teatri ka vendosur të rimbursojë biletat për të gjithë ata që dëshirojnë.

Komentet e shumta:

-Ne respekt te talentit te treguar vite me pare nga aktorja Eva Alikaj vijuam dhe nxituam edhe pas kaq shume vitesh me shume interes dhe deshire ta shikonim ne rol.....Aktorja Eva Alikaj eshte shqiptare qe ka emigruar jashte dhe jo nje e huaj qe jep shfaqje ne gjuhen e saj.Ne respekt te publikut te saj minimalisht duhet te kishim informacion per kete shfaqje , sepse si rralle here ishte me shume sesa ndryshe.Aktore te nderuar vitet duhet tua shtojne famen,duhet t'ua rrisin fisnikerine ,pergjegjesine e si rezultat i ketyre do te merrni shperblimin me te madh duartrokitjet e publikut,respektin e tij.U ndjeva keq qe u largova nga salla ,sepse ne mendjen e ne kujtimet e hershme ishte Eva-Elsa ....Pallati 176....perleeeeee ....Por u ndjeva e lehtesuar pasi u largova nga skena ,sepse s' mund te qendroja deri ne fund e te shihja si boshatisej ajo salle minut pas minute....Nje deshtim total.Besoj se nuk ishte zgjedhja e duhur ky rol per kete aktore.Dhe nuk ishte zgjedhja e duhur per ta zhvatur publikun ne kete menyre.

-Interpretim i bukur i Eves por ishte tamam si kurs gjermanishtje! Me vjen keq qe mu desh ta lija teatrin ne mes, nuk me kish ndodhur kurre por as qe me shkonte ne mend qe nuk do ishte ne shqip! Ishte shume e lodhshme dhe e pakuptueshme! Ekrani qe ne nje moment u fik fare!!!!! Duhet rimbursim bilete!!! Duhet te jeni te drejte me publikun qe mirepret cdo shfaqje qe ju jepni!!!!

-Kujtova se vajta ne teater por ishte kurs gjermanishte. Minimalisht informoni qe teatri nuk eshte shqip... 5 min ndenjem e dolem se ishte frustruese te ndiqej cdo fjali e Eves ne mes te skenes dhe kthen koken majtas duke lexuar nje ekran se largu me perkthim te vonuar. Per rimbursim bilete nuk guxohej te kerkohej se si e cuditur punonjesja kur e pyetem pse nuk i formojne paraprakisht. A thua se eshte standart te jete teatri ne gjuhe te huaj. Mah!

-Me shume keqardhje duhet te jemi negativ, edhe nje dritare per fundjave ndryshe ju mundoheni ta prishni me cdo kusht, Duhet te na informonit paraprakisht per kursin e gjuhes dhe jo te ndjehemi ne në faj që lam teatrin ne 10 min e para

-Minimalja qe duhet te beni, detyrimisht konvertimin e biletes me nje tjeter komedi ne gjuhen shqipe. Totalisht e patdrejte kjo nate ne teater.

-Mu desh të dilja... Shfaqe ne gjuhe te huaj me nje perkthim të vonshem e qe të shperqendronte! Ne vend qe të shihnim aktoren apo shfaqen, duhej të ndiqje titrat. Nje muzikal nga nje aktore... qe mezi lidhej me pianon apo thjesht nuk percillte emocion! E zgenjyer. Dakord me larshkruesit per rimbursim

Screenshot_14.png

78799742_293666011586588_6618090917150588928_n.jpg

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll