Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
51 %
1kmh
0 %
Enj
29 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
36 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

SKANDAL në Policinë e Durrësit, arrestohet në flagrancë Specialisti i Narkotikëve, kontrollonte trafikun e drogës dhe godiste grupet rivale të qytetit (ZBARDHET SKEMA)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Skandal në Drejtorinë Vendore të Policisë së Durrësit, pasi është arrestuar në flagrancë Specialisti për Narkotikët Edvin Sinani, i cili akuzohet për “Shpërdorimit të detyrës“ dhe “Prodhim e shpërndarje të lëndëve narkotike”.

Efektivi kontrollonte trafikun e narkotikëve në Durrës së bashku me disa persona të tjerë, ndërkohë që nga këta persona merrte informacione për të goditur grupet rivale. Ai i organizonte “djemtë” duke i veshur si policë ër të bërë të mundur kapjen e shpërndarësve të lëndëve narkotike dhe më pas i lironin duke mos ushtruar ndjekje penale ndaj tyre.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ka zbardhur skemën se si ky efektiv vepronte dhe e ka arreestuar në flagrancë, ndërkohë që për bashkëpunëtorët e tij, hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

Njoftimi i SHÇBA-së:

Drejtoria Rajonale e SHÇBA-së Durrës-Kavajë në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës finalizuan me sukses operacionin në funksion të procedimit penal nr. 444, viti 2020, për veprat e “Shpërdorimit të detyrës“ dhe “Prodhim e shpërndarje të lëndëve narkotike”.

Pas një hetimi disa mujor me metoda speciale të hetimit u dokumentua me prova ligjore veprimtaria e kundraligjshme e punonjësit të Policisë E.S., i cili kryente funksionin e specialistit për narkotikët në Drejtorinë Vendore Policisë Durrës.

Gjatë ushtrimit të detyrës, ky punonjës policie dyshohet se organizonte persona për të shpërndarë lëndë narkotike në vende të ndryshme të qytetit të Durrrësit, të cilët nga ana tjetër i jepnin informacione për shpërndarës të tjerë, me qëllim goditjen e tyre nga ana e punonjësit të Policisë.

Gjithashtu, specialisti i Antidrogës në bashkëpunim me këta shtetas, organizohej duke i veshur me uniforma policie për të bërë të mundur kapjen e shpërndarësve të lëndëve narkotike dhe më pas i lironin duke mos ushtruar ndjekje penale ndaj tyre.

Mbi bazën e rregjistrimit të procedimit penal dhe në perfundim të hetimeve paraprake, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës vendosi caktimin në mungesë të masës së sigurimit personal ndalues ”Pezullim i ushtrimit të një detyre a një shërbimi publik” ndaj shtetasit E.S., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”.

Për bashkëpunëtorët e tij, hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të shkeljes së ligjit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.



Më shumë

spot_img
spot_img