Hapësire reklamuese

Rajoni

SKANDAL në Kosovë/ Zv.kryeministri Besnik Bislimi niset për në Beograd, policia serbe e kthen në gjysmë të rrugës

Shkruar nga Newsbomb
SKANDAL në Kosovë/ Zv.kryeministri Besnik Bislimi niset për

Një skandal raportohet këtë të enjte nga mediat në Kosovë, ku numri dy i qeverisë Besnik Bislimi është nisur për në Serbi, por në gjysmë të rrugës është kthyer mbrapsht nga një patrullë e policisë serbe. Arsyeja ka qenë "mosgrantimi i sigurisë së vizitës".

Besnik Bislimi ka thënë se kërkesa për vizitë ishte bërë para një jave dhe ishte aprovuar, ndërsa sot në afërsi të Beogradit i ka dalë një veturë e policisë dhe e ka ndalur. Policë serbë i kanë thënë se për arsye të sigurisë vizita e tij në Beograd s’mund të bëhet dhe është kthyer mbrapsht për në Kosovë.

“Ne kemi bërë kërkesën për vizitë para një jave. Vizita është aprovuar. Kemi kaluar kufirin. Jemi afruar deri te Beogradi. Tek aty na ka dalë një veturë tjetër e policisë që na ka ndalë e ka thënë se për arsye të sigurisë s’mund të bëhet.

Po del se është krejt manipulim… Doli një veturë shtesë, ka dalë konvoji dhe ka kërkuar të kthehemi se gjoja ka probleme për siguri. Ka thënë se po kërcënohet siguria”, ka thënë Bislimi nëpërmjet telefonit për KOHËN.

Ky incident diplomatik, nëse mund të quhet i tillë, ka sjell reagime nga politika kosovare. Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se kryeministri Kurti dhe zv.kryeminsitri Bislimi s’do të duhej që të lejonin një situatë kur një zyrtarë i Qeverisë së Kosovës kthehet prapa pasi është futur në Serbi dhe i është dhënë leje për vizitë.

“Duhet kuptuar se me çfarë shteti po negociohet dhe të shikohet saktë e mirë rezultatet e një situate të tillë. A ja ka vlejt që Kosova të poshtërohet në një mënyrë të tillë për të mos lejuar një zyrtar të Qeverisë së Kosovës”, ka thënë Haxhiu.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi u kthye mbrapsht 100 kilometra para se të arrinte në Beograd, ku ishte i ftuar në një konferencë rajonale. Organizatori i ngjarjes, Dushan Janjiq, ka dhënë detaje dhe është shprehur se ndërlikimet për Bislimin u shfaqën që në kufirin e Merdares.

Ai është shprehur se “është bërë gjithçka që është dashur sipas marrëveshjes së Brukselit dhe ligjeve të Serbisë”. Dushan Janjiq ka thënë se shpjegimi zyrtar i dhënë nga autoritetet serbe është se “nuk kanë mundur ta garantojnë sigurinë e Bislimit”,

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu