Hapësire reklamuese

Aktualitet

SKANDAL në bashkinë e LEZHËS: 700 punonjës muaj të tërë pa marrë rrogat, flet Fran Frrokaj: Hera e parë që ndodh...

Shkruar nga Newsbomb

Skandal në bashkinë e Lezhës. Rreth 700 punonjës nuk kanë marrë rrogat prej muajsh.

 

Nisur nga denoncimet e shumta bërë në redaksinë e newsbomb.al, stafi ynë kontaktoi me kryetarin e Bashkisë së Lezhës, demokratin Fran Frrokaj i cili tha se në dy vjet e gjysmë në këtë detyrë, kjo është hera e parë që ndodh një gjë e tillë.

I gjithë problemi sipas Frrokajt është çelja e thesarit, nga i cili është miratuar me firmën e ministrit Arben Ahmetaj vetëm 15 milion lekë (të reja) ndërkohë që kreu i PD ka kërkuar 50 milion lekë (të reja).

INTERVISTA E NEWSBOMB.AL ME KRYETARIN E BASHKISË LEZHË

Zoti Frrokaj, në redaksinë tonë kanë ardhur shumë denoncime nga punonjësit e bashkisë Lezhë të cilët thonë se kanë 6 muaj pa marrë rrogat. Pse kjo situatë?

Thënë shqip, unë kam 80 milion lekë buxhet në vit, kërkova një shtesë për pagat e funvitit, i dërgova një shkresë ministrit Ahmetaj ku i kërkoja 50 milion lekë. Më është miratuar vetëm 15 milion lekë dhe unë kam filluar menjëherë shpërndarjen e rrogave, nga niveli bazë.

Pra ka nisur shpërndarja e rrogave për të gjithë punonjësit? Deri ku të arrijmë tani. Unë e kam nisur me punëtorët e rojet.

Ata thonë se kanë 6 muaj pa marrë rrogat. Kemi të bëjmë me një situatë skandali...

Jo, jo 6 muaj. E kanë marrë nga një rrogë më parë, njësive vendore u kam dhënë edhe dy, e kam fondin për pagat e prpambetura, kërkova riçelje të thesarit, kërkova 50 milion lekë, më dhanë 15.

Pagën e dhjetorit e marrin në janar, mund të kenë tre paga, një nga të cilën e marrin tani, dhe dy mbeten, tetori dhe nëntori.

E kujt është përgjegjësia për gjithë këtë situatë se edhe kjo nuk është normale. Të mbledhësh disa paga e t’i japësh përnjëherë kur gjen mundësi...

Përgjegjësia është e thesarit. Duhet theksuar që paratë janë gjendje në bashki, do bëhet likujdimi në janar e shkurt.  Unë kam dy vjet e gjysmë kryetar bashkie, hera e parë që ndodh kjo. Ky është një kufizim që bëhet për boom-in e likujdimeve.

A ua ka sqaruar ministri Ahmetaj këtë kufizim që rëndon direkt në xhepat e punonjësve?

Jo s’ma ka sqaruar. Unë i kam thënë: Më hap trahun te thesari, të kaloj 84 milion nga standarti, ai nuk e hapi.

A kemi të bëjmë me prapaskena politike sa i takon këtij vendimi, dukeqenëse ju jeni kryetar i ardhur nga radhët e PD?

Jo, unë nuk e kam politike. Nuk e di pastaj për zotin Ahmetaj.

*Por ndërsa kryetari i Bashkisë së Lezhës flet për kufizime thesari e ministri i Ekonomisë e Financave nga ana tjetër vazhdon kufizimin , fakti është që 700 punonjës në bashkinë e Lezhës, nuk kanë se me çfarë ta festojnë Vitin e Ri. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu