Policia e Elbasanit ka arrestuar një 43-vjeçar pasi u premtonte studentëve ndërmjetësimin me petagogë të Universitetit “Alkeskandër Xhuvani” për marrjen e notave kaluese ose rritje note. Gëzim Qytyku, banues në Elbasan, akuzohet për ‘ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publik’.
Sipas policisë ndaj Gëzim Qytyku Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest ne burg”, për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.