Hapësire reklamuese

Politikë

SKANDAL me listat e PD, eksperti shikon emrin e tij si kandidat për deputet: Neveri! Nuk kam firmosur ndonjë formular të tillë

Shkruar nga Newsbomb

Partia Demokratike ka dorëzuar mbrëmjen e djeshme listat e kandidatëve për deputetë në KQZ, pasi afati i fundit ishte ora 23.59. Për shkak të ngarkesë dhe një liste sa më të mirë, PD e dorëzoi dokumentacionin në orën 00.07.

Por ende pa kaluar mirë orët e para të dorëzimit të këtyre listave, një prej kandidatëve që ka emrin në to, denoncon se as nuk ka kërkuar të jetë kandidat për deputet, dhe as nuk ka firmosur.

Bëhet fjalë për ekspertin Fatlum Nurja.

Nurja shkruan se mëngjesin e sotëm i kanë dërguar listën e kandidatëve për deputetë për Qarkun e Shkodrës, të PD dhe partive në koalicion me të, dhe aty ka parë emrin e tij. Ai thotë se nuk i ka kërkuar FRD-së (ish-partia e Bamir Topit, sot drejtohet nga Sali Shehu) të jetë kandidat dhe e quan neveri e guxim të tepruar futjen e emrit të tij në listë.

Shënimi i ekspertit Nurja:

Mbrëmë fjeta herët, e sot në mjes pash këtë listë që ma kishte dërgu një mik pas mesnate. Deklaroj që unë nuk i kam kërku FRD-së dicka të tillë, përvec se kam refuzu (dhe kuptohet) si dhe minimumi s’kam firmos as ndonjë formular tip për të tilla raste...

Guxim i teprum kushdo që e ka ba dhe më jep një ndjenjë neverie.

Jam i vetëdijshëm se eksperiencat e personave që do jenë deputetë... dhe më gjerë... do ja dalim me ba mrekulli për qytetin, shtetin dhe Kombin tonë. Poooor, gjithashtu jam shpresplot se estrada e parlamentit ka me vazhdu.

Screenshot_1_copy.jpg

Lista e koalicionit te PD per Shkodren, me te kuqe emri i Nurjas:

shkoder_copy.jpeg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu