Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
86 %
0kmh
0 %
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
14 °
Enj
14 °
Pre
14 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Skandal me biletat e avionit dhe hoteleve të Tiranës për finalen e Conference League, anulojnë rezervimet për tifozët dhe rrisin çmimet

spot_img

Lajme të ngjashëm

Shqipëria do të organizojë për herë të parë një finale Europiane. Më datë 25 maj në stadiumin “Air Albania” do të luhet finalja e Conference League, Roma-Feyenoord. Tifozët e të dyja skuadrave kanë nisur të prenotojnë biletat për ndeshje, biletat për avionët si dhe rezervimet për hotelet, por janë hasur me shumë vështirësi. Mediat italiane shkruajnë se tifozët e Romës po përballen me surpriza të pakëndshme pasi biletat e avionit dhe rezervimet e hoteleve në Tiranë janë rritur ndjeshëm krahasuar me 10 ditë më parë.

Skandalet me biletat e avionit dhe hotelit vazhdojnë edhe me ata tifozë që i kanë rezervuar kohë më parë. Në orët e fundit ka dhjetëra persona që kanë parë t’u anulohen rezervimet e tyre në hotel pa ndonjë arsye të vlefshme dhe që kur vjen puna për të marrë sërish të njëjtën dhomë, kanë gjetur të njëjtin akomodim, por me çmim të shtuar që arrin deri 1000 euro.

E njëjta gjë vlen edhe për disa fluturime, të anuluara nga linjat ajrore me një email të thjeshtë drejtuar udhëtarëve dhe të rikthyera në shitje me një kod tjetër dhe çmime shumë herë më të larta se disa javë më parë. Siç duket kompanitë e fluturimeve dhe pronarët e hoteleve në Tiranë po kërkojnë të përfitojnë në maksimum nga finalja e Conference League dhe kanë rritur çmimet në stratosferë për tifozët e Romës dhe Feyenoord.

Më shumë




spot_img








spot_img