Pas shembjes së Urës së Hoshtevës në Zagori, një tjeër urë mbi 300 vjeçare është rrëzuar në Orgockë të Kolonjës.
Rreshjet e shumta të shiut dhe prurrjet e lumit kanë bërë që ura monument kulture të humbasë përfundimisht.
Ura e Orgockës daton në në fund të shekullit të 17 dhe ishte shembur pjesërisht para viteve ’90. Por prurrjet e dy ditëve më parë i kanë mposhtur përfundimisht këmbët e saj shekullore.
Sipas të dhënave i përket periudhës osmane e përveçse një monument kulture i kategorisë së parë shërbente edhe për lidhjen e disa fshatrave në zonë.