Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
38 %
1.5kmh
0 %
Sht
34 °
Die
33 °
Hën
36 °
Mar
36 °
Mër
37 °
E shtunë, 25 Qershor, 2022
spot_img

SKANDAL/ Kanali i Misarit në Divjakë ndotet nga fabrikat e vajit të ullirit, ngordhje masive e peshqve

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Katastrofa mjedisore me peshq të ngordhur në kanalin e Misarit në zonën e Myzeqesë, ka shqetësuar banorët e zonës.

Ata fajësojnë fabrikat e vajit të ullirit për këtë katastrofë dhe thonë se në të njëjtën periudhë të vitit ndodh ngordhja e peshqve. Sasia është e madhe, por konsumimi i tyre është i rrezikshëm për shkak të mbetjeve toksike që mbartin ujërat.

albsig

spring

Por pak ditë më parë në redaksinë e emisionit Fiks Fare mbërriti një video nga banoret e fshatit Babunjë në Divjakë, konkretisht në kanalin e Misarit. Banorët shpreheshin të shqetësuar për një katastrofë mjedisore që po ndodhte në atë kanal. Por duke parë se çfarë kishte ndodhur në këtë zonë gazetarët e panë më nga afër si shqetësim dhe më pas për t’ju drejtuar institucioneve përkatëse për të pyetur se cili është shkaku i kësaj katastrofe. Një banorë i zonës përreth thotë se jeton prej 87-vitesh në atë zonë dhe kjo situatë është e përsëritur herë pas here si shkak i derdhjes së mbetjeve të fabrikave të ullinjve përreth.

Pas vëzhgimit e vendit të ngjarjes nga afër gazetarët ju drejtuan Agjencisë Rajonale të Mjedisit Fier për të pyetur nëse është ky institucion në dijeni të katastrofës natyrore të ndodhur në kanalin e Misarit në Divjakë. Inspektorët e terrenit thanë se kanë kryer verifikimet për ndalimin e veprimtarisë së subjektit mbi të cilën dyshohej dhe se të gjitha subjektet duhet t’i shkarkojnë mbetjet në gropa dekantimi. Të tilla situata vite më parë që janë konstatuar janë marrë masa me gjobë dhe mendohet që ky dëm të ketë ardhur nga derdhjet e fabrikave te ullirit, por ekziston mundësia qe ky kanal te jete helmuar nga preparate qe hidhen ne ujë për kapjen më të lehtë të peshkut.

Duke qenë se kanali i Misarit në zonën e Myzeqesë është në varësi të Bashkisë Divjakë gazetarët ju drejtuan këtij institucioni ku përgjegjësi i sektorit të mjedisit tha se më datë 23 11 2021 kishte marrë një shkresë nga Drejtoria Rajonale e Zonave të Mbrojtura për një ndotje mjedisore për kanalin e Misarit, që ndodhet në zonën e Myzeqesë me pasojë ngordhjen e peshkut. Ky sektor shprehet për Fiksin se janë vënë në lëvizje duke kontaktuar me banorë të zonës, duke bërë dhe kontrolle fizike për ndotjen e ujit.

Ky kanal ka 3 degëzime që shtrihen dhe jashtë territorit të Bashkisë Divjakë. “Në territorin e bashkisë Divjakë kryejnë aktivitetin 3 fabrika, në monitorimin nga afër nuk kemi konstatuar të derdhen mbetje. Fabrikat po shtohen çdo vit në territorin e Bashkisë Divjakë. Ka qenë vetëm 1 fabrikë, brenda 1 vitit u bënë 3 dhe shkalla e ndotjes është shtuar” përfundon përgjegjësi i mjedisit./Fiks Fare

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img