Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

SKANDAL/ Hoxha shfrytëzoi seksualisht një grua shqiptare për 6 vite me radhë duke e kërcënuar

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Policia e Kosovëss ka arrestuar një 70-vjeçar, i cili për gjashtë vjet me radhë, duke u prezantuar si hoxhë, ka shfrytëzuar seksualisht një grua nga Prishtina.

Mediat kosovare raportojnë se lajmi është bërë me dije dje nga burimet e policisë.

Gruaja me inicialet Z.K., ka denoncuar në polici hoxhën Bislim Goliqi nga Prishtina, i cili i ishte paraqitur asaj si hoxhë që shkruante hajmali.

Viktima ka treguar se kishte shkuar tek hoxha për një problem të vetin, por ky i fundit e kishte dërguar nëpër motele. Kur gruaja kishte dashur ta ndërpresë këtë marrëdhënie, hoxha e kishte kërcënuar atë dhe familjarët e saj.

“Viktima ka raportuar e i dyshuari Bislim Goliqi, i cili iu ka prezantuar si hoxhë që merret me hajmali. Sipas viktimës, ajo kishte shkuar te ky person për një hall të vetin dhe pastaj i dyshuari e ka shfrytëzuar seksualisht prej vitit 2014 duke e dërguar nëpër motele”, thotë ky burim.

Kur gruaja kishte dashur ta ndërpresë këtë marrëdhënie, por i dyshuari kishte shkuar dhe e kishte kërcënuar atë dhe familjarët e saj, duke ua kërkuar të gjitha paratë që i kishte shpenzuar me të. “Pasi viktima nuk ka dashur të vazhdoj me këtë person, i dyshuari ka kanosur viktimën dhe familjarët e saj duke i kërkuar që viktima t’ia kthente të gjitha paratë që i kanë harxhuar së bashku”, ka thënë treguar burimet për mediat e kosovës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll