Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
57 %
3.1kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
7 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Skandal/ Firma “Salillari” hedh inerte ndërtimi në fshatin Ibë, Policia nuk vepron

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Firma e ndërtimit “Salillari” është shkaktarja kryesore e krimit mjedisor që po ndodh në fshatin Ibë.

Një tjetër skandal është shënuar nga kjo firmë ndërtimi nën “syrin” e policisë dhe inspektorëve të mjedsit në dritën me diell.

Firma e ndërtimit “Salillari” ngarkon inerte në  kantierin e saj të ndërtimit dhe me makina i shkarkon  ato në Fshatin Ibë. Inertet që shikoni në video i përkasin kantierit pranë Liqenit të Thatë  në Selitë (kopshtit zoologjik)  njohur ndryshe si Farka.

Videoja tregon qartë ngarkimin e inerteve në kantier dhe rrugën që ato bëjnë, futen në unazën e madhe dhe marrin rrugën për në  Ibë një zonë turistike në të cilën “Salillari” shkarkon inertet e tij në mënyrë të jashtëligjshme.

Prej kohësh “Salillari” depoziton si të dojë dhe ku të dojë pa pengesa nga shteti. Nuk dihet se si e siguron këtë mbrojtje nga policia bashkiake dhe ajo rrugore “Salillari” por nje gjë është e sigurt, se kjo vepër penale po ndodh para syrit të banorëve të Tiranës dhe atyre të fshatit Ibë, ankesat e te cilëve  nuk i dëgjon askush.

Megjithëse kjo vepër penale e ndotjes së ambientit dënohet nga kodi Penal 2 deri në 10 vjet, deri tani kjo kompani ka mbetur e paprekshme. Ky skandal i dokumentuar me video është nje thirrje për organet e rendit, të cilat në këtë rast duket se janë bërë pale me këtë krim mjedisor të pandërshkuar. Nëse nuk veprohet “Salillari” do e kthejë shumë shpejt  fshatin Ibë në një mal me plehra.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img