Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
87 %
1kmh
0 %
Mar
20 °
Mër
20 °
Enj
22 °
Pre
21 °
Sht
19 °
E martë, 26 Tetor, 2021
spot_img

SKANDAL/ E rikonstruktuar para pak kohësh, rruga Shijak-Durrës ‘nuk mban më’, përmbytet nga reshjet e shiut dhe bllokon mijëra qytetarë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

8edcd08c03d61d1abfd21a270db56f85

Rruga Durrës-Shijak, e cila është rikonstruktuar vetëm pak kohë më parë, sot ka përfunduar në një gjendje të mjerueshme pas shirave që përfshinë qarkun dje në mbrëmje dhe sot.

Siç shihet dhe në pamjet e siguruara nga neësbomb.al, rruga është tërësisht e përmbytur në ujë. Ky aks ka qenë për vite me radhë i amortizuar, duke krijuar probleme për qarkullimin si të mjeteve te vogla ashtu edhe atyre të rënda, pasi prej vitesh nuk vihej dorë për rikonstruksionin e saj.

Mirëpo në fund të prillit 2019, filloi dhe procesi i rikonstruksionit për këtë aks. Investimi nisi me rrjetin  e ri të ujësjellësit dhe sistemimit të kanalizimeve në këtë zonë. Investimi parashikonte zëvendësimin e linjës së vjetër me një të re, por që mesa duket nuk ka kryer punë.

Asokohe drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Ujësjellës Kanalizimeve Alqi Bllako, tha se krahas rrjetit kryesor do të realizohet edhe rrjeti shpërndarës. Atë kohë u tha se nga investimi do të përfitonin rreth 2600 banorë, por mesa duket të gjithë tashmë janë të bllokuar pas reshjeve të shiut, pasi nuk funksionon sitetmi i kanalizimeve.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img