Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

SKANDAL/ “E ashtuquajtura Kosovë”, mediat serbe “plasin” nga inati, ja si e raportojnë fitoren e Krasniqit në xhudo

Shkruar nga Newsbomb

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka fituar në finale medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Një moment historik për vendin fqinj, i cili e kishte medaljen e parë ari për këtë kompeticion dhe të dytën në histori, pasi një të tillë arriti të marrë dhe Majlinda Kelmendi në “Rio 2016”, po në disiplinën e xhudos.

Pas fitores së Distria Krasniqit, u shpalos flamuri i Kosovës dhe u këndua himni kombëtar. Mesa duket kjo gjë i ka acaruar serbët, pasi në media është bërë një raportim skandal, duke shkruajtur në titull jo “Kosova”, por “E ashtuquajtura Kosovë”, duke i qendruar idesë së tyre se Kosova është Serbi.

“E ashtuquajtura Kosova fiton të artën në Tokio”, është titulli i kësaj mediaje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese