Derbi i parë i këtij sezoni midis Tiranës dhe Partizanit ka nisur në mënyrën më të shëmtuar të mundshme.
Kur duhen gati një orë nga fillimi i lojës, dy tifogrupet e të kuqve dhe bardhebluve janë konfrontuar dhunshëm me njëri-tjetrin. Kaosi dhe rrëmuja është shfaqur në ‘’Selman Stërmasi’’ ku forcat e rendit e kanë patur të vështirë të neutralizonin situatën. Të dyja palët kanë përdorur mjetet rrethanore.
Nga pamjet e siguruara nga ‘’Supersport’’ shihet një tifoz i gjakosur në kokë i Partizanit.
Mësohet se forcat e rendit do të administrojnë takimin për shkak të agravimit të situatës.
Sondazh
Poll