Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

"S'kam shkelur ligjin", Safet Gjici kërkon masë më të lehtë sigurie, data kur do të dalë para Apelit të Posaçëm

Shkruar nga Newsbomb
"S'kam shkelur ligjin", Safet Gjici kërkon masë më

Ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici, do të dalë përpara Gjykatës së Apelit të Posaçëm më datë 14 Korrik, ora 11:00.

Mësohet se shorti ka caktuar gjyqtaren Saida Dollani për të shqyrtuar kërkesën e anikimit të Gjicit, i cili kërkon një masë më të lehtë sigurie pasi pretendon se nuk ka shkelje sepse tenderi nuk është shpallur.

Gjici i arrestuar për akuzën e korrupsionit pasiv, ankimoi masën e arrestit me burg, nepërmjet avokatit të tij me argumentin se tenderi për të cilin ka biseduar në video nuk është shpallur dhe se ai nuk ka kryer asnjë shkelje të ligjit.

Aktualisht, ish-kryebashkiaku i Kukësit i akuzuar për “Shpërdorim të detyrës” është me masë sigurie “Arrest në burg”.  Ai ra në prangat e Policisë në Tiranë më 24 qershor.

Më 16 qershor, në media rrodhi një material video në të cilin Gjici shfaqej duke kryer marrëdhënie intime në zyrë. Disa orë më vonë, ai u detyrua të njoftonte publikisht dorëheqjen nga posti.

Ndërkohë, më masë sigurie “Arrest në shtëpi” është shtetësja tjetër Alma Kaçi. Hetimet janë duke u kryer nga Prokuroria e Posaçme, pasi ka dyshime se pas skandalit të Safet Gjicit qëndron një grup që merret me shantazh ndaj funksionarëve duke përdorur materialet e tyre video.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese