Hapësire reklamuese

Aktualitet

Skafi pëson defekt dhe bllokohet në mes të detit, shpëtohet pushuesi në plazhin e Jalës

Shkruar nga Newsbomb
Skafi pëson defekt dhe bllokohet në mes të detit, shpëtohet

Një pushues në plazhin e Jalës, Dhërmi ka rrezikuar të mbytet mesditën e sotme, pasi mjeti lundrues me të cilin ai po lëvizte ka pësuar defekt ,duke u bllokuar në mes të detit.

Policia bën me dije se pas marrjes së njoftimit i kanë ardhur në ndihmë drejtuesit të mjetit lundrues që rrezikonte mbytjen, ndërsa  tashmë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Gjatë ditës së sotme, salla operative e Policisë Kufitare Vlorë ka marrë njoftim se 1 drejtues mjeti lundrues skaf, që ishte duke lundruar në det, në plazhin Jalë, Dhërmi, e kishte të pamundur të kthehej në breg, pasi mjeti që ky shtetas drejtonte, kishte pësuar një defekt.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare, për t’i ardhur në ndihmë drejtuesit të mjetit lundrues, që rrezikonte mbytjen.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur nxjerrjen në breg të mjetit lundrues, si dhe të drejtuesit të tij që ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu