Tirana
few clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
52 %
1.5kmh
20 %
Pre
16 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

“Skafi doli në breg teksa në det kishte fëmijë”, gazetari denoncon nga plazhi Borshit: A duhet të kemi një viktimë tjetër, e të bëjmë sikur marrim masa?

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari Osman Stafa ka publikuar një tjetër rast, ku një motorskaf ka kaluar përmes pushuesve në plazhin e Borshit duke u rrezikuar jetën pushuesve.

Gazetari ka postuar foto ku shihet qartazi se skafi shihet mes pushuesve dhe fëmijëve, teksa shruan se aty ku është future dhe ndaluar nuk ka asnjë stacion të posaçëm apo bova.

“Ku janë arganet kompetente për të zbatuar ligjin?  A duhet të kemi një viktimë tjetër, që të bëjmë sikur marrim masa?  Kjo është e trishtë. Të shkosh në plazh me fëmijët dhe hallin më të madh ta kesh se mos vjen ndonjë përbindësh si ky që shihni në foto, dhe t’i marrë jetën” shkruan Stafa në postimin e tij.

Kujtojmë që një tragjedi u shënua në fillim të muajit gusht, ku një motorskaf që drejtohej nga efektivi i policisë përplasi për vdekje Jonada Avdian 7-vjeç, teksa po lahej në plazhin e Potamit.

Postimi i plotë:

MALIQI MË I FORTË SE LIGJI

Sot në Borsh, ka dalë në breg ky gjigand, me dy motorrë, i njëllojtë si ai që i mori jetën Jonadës 7 vjeçare. Shihni fotot, janë shkrepur sapo mjeti gjigand, ka dalë në breg, teksa në det kishte fëmijë të shumtë. Në vendin ku ka dalë gomonia, nuk ka asnjë stacion të posaçem, as bova, asgjë.

Në shkelje të plotë të ligjit, dhe duke rrezikuar jetët e pushuesve, mes tyre fëmijë.

Ku janë arganet kompetente për të zbatuar ligjin?

A duhet të kemi një viktimë tjetër, që të bëjmë sikur marrim masa?

Kjo është e trishtë. Të shkosh në plazh me fëmijët dhe hallin më të madh ta kesh se mos vjen ndonjë përbindësh si ky që shihni në foto, dhe t’i marrë jetën.

Dhe aq më tepër kur ngjarja e Potamit është ende e freskët. Ku është ligji? Ku janë ata që zotohen për respektim ligji?

Nuk ka respektim rregullash jo, sepse maliqi, është më i fortë se ligji.

Na ka mbetur të themi vetëm “Zot na ruaj”.

Më shumë




spot_img








spot_img