Tirana
fog
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
93 %
1.5kmh
20 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
8 °
Sht
3 °
E martë, 18 Janar, 2022
spot_img

‘Skafet lundrojnë për në Itali, policia pi raki’, ish-deputeti i PD denoncon: Ministria e Mbrojtjes fik radarët

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

c6db7616a29b592db98140f42e93fd70

Ish-deputeti i PD-së Xhemal Gjunkshi ka bërë një denoncim të fortë përmes faqes së tij në facebook.

Duke marrë shkas nga ngjarja e djeshme, ku policia nuk mundi të kapë drogën dhe personat që po e transportin atë me skaf drejt Italisë, Gjunkshi thotë se kjo ka ndodhur për shkak të paaftësisë së policisë, por dhe për shkak se vetë shteti është i lidhur me kriminelët.

Ai akuzon drejtpërdrejt FA se kanë fikur radarët dhe se autostrada detare Shqipëri-Itali për transportimin e drogës vazhdon e pandërprerë.

Sa i takon operacionit të kryer një ditë më parë, ku policia tha se ka kapur një gomone pas disa orësh ndjekjeje, sh-deputeti shprehet se duket e pabesueshme që mjeti është ndjekur aq shumë dhe në fund policia ka humbur gjurmët.

Statusi i ish-deputetit:

Ministria e Mbrojtjes fik Radarët.

Skafet lundrojnë për Itali!

Policia pi Raki!

Duket e pa besueshme por vetë policia e pranon se ka ndjekur për orë të tëra një skaf dhe në fund i humbet gjurmët dhe gjendet i braktisur…!
Me hir a me pa hir , duhet të besojmë atë që thotë policia !
Që paturpësisht u ikin skafet pasi dërgojnë ngarkesën në brigjet Italiane!
Që sa herë kapen sasi të konsiderueshme droge nuk kapen autorët!
Që sa herë kapet një transportues,nuk kapen “BOSËT” në Polici , Ministri e Qeveri!

Kjo është tu hedhësh “hi” syve Shqiptarëve , kjo është tallje !
Këto edhe propagandën e bëjnë si në filma aksion !
Këtu kanë dështuar të gjitha institucionet e inteligjencës dhe sigurisë kombëtare .

Ka dështuar Policia e Shtetit.

Ka dështuar Roja Bregdetare.

Ka dështuar Policia Kufitare etj.

Autostrada detare e kanabisit Shqipëri-Itali vijon pa ndërpreje që me ardhjen e kësaj qeverie , këtij Kryeministri dhe Ministrave “kukulla” në duart e trafikantëve.

Skafet lundrojnë të pa shqetësuar sepse shokët andej lart të FA, janë kujdesur për ti fikur Radarët.

Trafikantët zbrazin magazinat sepse po del prodhimi i ri në fusha dhe prodhimi është i mbarë kur ke mbështetjen e kryetrafikantit

Kjo qeveri e lidhur ngushtë me krimin është peng i mafias , I len dorë të lirë trafikut dhe shtërngon e burgos qytetarët .

Kjo është ndeshje e shitur , këtu “portieri” ka lëne portën bosh, por në fund Shqiptarët janë të humbur.

Kjo qeveri po na largon gjithnjë e më shumë nga rruga Europiane.

#stoptrafikimitkanabisit

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img