Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
38 °
E diel, 1 Gusht, 2021

“S’ka votë që shkëmbehet me shëndetin”, Ermonela Felaj: PS e dha mesazhin, nuk u mblodhëm si PD sepse ruajtëm qytetarët

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputetja socialiste Ermonela Felaj komentoi hapjen e fushatës elektorale nga dy forcat e mëdha politike në vend, PS  dhe PD.

Ajo tha se Partia Socialiste nuk grumbulloi njerëz në sheshin “Skënderbej” pasi respektoi rregullat anti-Covid. Sipas saj “nuk ka votë që shkëmbehet me shëndetin” dhe PS këtë gjë bëri sot. Ndërsa për PD dhe LSI u shpreh se ata ngelën sërish tek turma.

“Çdo kush është në pushtet ka përgjegjësi për të ruajtur jetën e qytetarëve. Ishte e padiskutueshme që ne të cilët do të dilnim aty sot, të jepnim mesazhin e qartë të respektimit të masave anti-Covid. Nuk ka votë që shkëmbehet me shëndetin dhe ne këtë mesazh dhamë sot. Është një zgjidhje për t’i kërkuar qytetarëve të kërkojnë përgjegjshmëri për veten e tyre. Fatkeqësisht ata ngelën prapw te turma, si PD e LSI”,  u shpreh Ermonela Felaj në Syri Tv.

Më shumë

spot_img
spot_img