Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
44 %
2.6kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
34 °
Pre
32 °
E hënë, 2 Gusht, 2021

S’ka viktima nga Covid-19 në Kosovë, shënohet numër i ulët i të infektuarve

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Lajme të mira vijnë nga Kosova, asnjë viktimë nuk është shënuar nga Covid-19.

Bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 2.668 qytetarë, prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 12 prej tyre.

Sot janë shëruar 119 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.107.

Postimi i plotë nga Ministria e Shëndetësisë;

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.205 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 102.598 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 11.019 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 2.668 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 119 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.107.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 238.

Më shumë

spot_img
spot_img