Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, deklaroi sot se në Shqipëri nuk ka siguri detare.
Ajo përmendi dhe tragjedinë e Potamit, ku një 7 vjeçare humbi jetën pasi u përplas nga skafi në breg të detit, duke thënë se parlamenti nuk ka mbajtur ende 1 minutë heshtje për atë ngjarje të rëndë.
Duke u ndalur tek reforma në drejtësi, Duma u shpreh se raportet thonë që po ecën ngadalë, pasi nuk mund të thonë se kjo reformë po shkon keq.
Fjala e deputetes Grida Duma:
ndërsa vija këtu dëgjova përfaqësueist e maxhorancës që përmendnin siguria detare dhe mendova se siguria detare , janë si shkretëtira ranore, Nuk ka jetë detare, ka një mur betoni në rërë dhe detin. Bregdeti i Durrësit nuk ka jetë. Nuk e di si ndiheni ju kur një 7 vjeçare në Potam humb jetën se nuk ka siguri as mbi bregun dhe ky parlamnet nuk ka mbajtur ende 1 minutë heshtje, kur Rama tha pres ta shoh të dënuar. Duhen vendim edhe jo fjalime.
Siguria detare thoni, ndjej një lloj fajësie se të gjithë jemi prindër dhe e çfarë do të thotë ajo tragjedi. Lënë mënjanë këtë se është pa fjalë, sa herë që flsini për reformën në drejtësi, mirënjohja është virtyt i keq në politikë, por duhet qëndruar për fëmijët tanë. Sa herë flisni ju për reformën në drejtësi dhe sigurinë, juve që qeverisni me pinjollët e bllokut, ju e drejtoni gishtin me moral për ne?
Reforma në drejtësi ishte me shtysën e madhe të dnërkombëtarëve, e dinë shumë mirë që këtu bëhen sikur, por nga ana tjerër i kërcënoni njerëzit se ju keni hyrë në vitin e 10 në pushtet. Ju merrni gjithmonë se ku e kemi ne etapën. Në vend që të tregoni llogari, thoni se ku jemi ne.Raportet thonë se drejtësia po ecën ngadalë sze nuk iu thonë e keni keq. Studentët u çuan dhe thanë duam 100 euro ndihmë në muaj. Por kreu u tha ju nuk meritoni asgjë. Ata janë shkëlqim që vazhdojnë janë akoma këtu. Prindërit sot gëzohen që po përcjellin fëmijët në emigrim. Shyqyr që e dërgova jashtë vendit. Vela më e madhe e anijes së Shqipërisë është rinia. Ju e keni çuar velën jashtë vendit, prandaj kjo anije nuk lundron dot.