Hapësire reklamuese

Bota

S’ka qetësi në Izrael, lëshohen TRE RAKETA nga Libani

Shkruar nga Newsbomb

Tre raketa janë lëshuar nga Libani në drejtim të Izraelit mbrëmjen e sotme.

Ushtria izraelite ka konfirmuar lëshimin e raketave, duke thënë se të treja kanë rënë në Detin Mesdhe, duke mos shkaktuar dëme.

Raketat u lëshuan nga Qlaileh një zonë pranë Naqoura-s, në kufi me Izraelin. Televizioni publik izraelit “Kann Neës” tha se banorët në këtë zonë dëgjuan shpërthime të fuqishme.

Sakaq, edhe mediat libaneze kanë raportuar se avionë luftarakë izraelitë janë duke fluturuar mbi Liban.

Kujtojmë se disa media izraelite kanë shprehur shqetësimin se Hamas mund të nisë të përdorë raketa më të mëdha të prodhimit iranian.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu