Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
55 %
3.6kmh
0 %
Mar
17 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

“S’ka më drejtorë pa kontribut; Vendet po na i merr aleati”, Alibeaj publikon debatet në PS-në e Shkodrës dhe akuzon: Ortakët e Ramës marrin kontrollin e institucioneve për interesa personale

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka publikuar në rrjetet sociale debatet e mbledhjes së djeshme të PS-së në Shkodër, ku socialistët flasin për emërimet e drejtorave në këtë qark.

Në bisedat që publikon Alibeaj, shihet se anëtarët e PS-së në Shkodër ankohen te Sekretari i Përgjithshëm, Damian Gjiknuri se vendet e punës po ua marrin aleatët, ndërsa socialistët janë ende pa punë. Nga ana e tij, Gjiknuri shprehet se nuk do të ketë më emërime drejtorash për ata që nuk kanë dhënë kontributin e tyre.

Ndërkohë Alibeaj akuzon qeverinë duke u shprehur se “pushteti i rrëmbyer me masakrën zgjedhore në bashkëpunim me krimin, nuk i përket qytetarëve, as socialistëve, por ortakëve të Edi Ramës që blenë vota, shantazhuan, dhunuan, dhe në këmbim marrin kontrollin mbi ato institucione që i shërbejnë më mirë interesave të tyre kriminale”.

Sipas tij, këto rrëfime janë prova më e qartë se si partneriteti i pakicës plaçkitëse Rama, Doshi, Rakipi, funksionin si një PPP korruptive dhe kriminale, në kurriz të familjeve shqiptare.

Postimi i plotë i Enkelejd Alibeajt:

Për Partinë Demokratike, ndarja e politikës nga krimi është një prioritet kombëtar. Prej kohësh, me fakte dhe prova, kemi paralajmëruar se si modeli i ndërtuar nga Edi Rama po përhapet si një tumor në indet e partisë që ai sundon dhe metastazat shtrihen në gjithë aparatin shtetëror. Debatet e publikuara në media nga mbledhja e PS-së së Shkodrës, konfirmojnë se pushteti i rrëmbyer me masakrën zgjedhore në bashkëpunim me krimin, nuk i përket qytetarëve, as socialistëve, por ortakëve të Edi Ramës që blenë vota, shantazhuan, dhunuan, dhe në këmbim marrin kontrollin mbi ato institucione që i shërbejnë më mirë interesave të tyre kriminale. Këto rrëfime janë prova më e qartë se si partneriteti i pakicës plaçkitëse Rama, Doshi, Rakipi, funksionin si një PPP korruptive dhe kriminale, në kurriz të familjeve shqiptare. Pak ditë më parë ata bashkuan mandatet e vjedhura për të konfirmuar ortakërinë e tyre parlamentare, jo për të zgjidhur çështjen e papunësisë, gjendjen e rëndë ekonomike apo korrupsionin që cënon të ardhmen e Shqipërisë, por për të nginjur babëzinë e tyre në dëm të qytetarëve. Përballja me këtë model është detyrë imperative për Partinë Demokratike dhe për shoqërinë shqiptare, sepse ç’kapja e shtetit nga krimi dhe korrupsioni janë e vetmja mënyrë për t’u dhënë fëmijëve tanë një të ardhme më të mirë.

1 12

2 11

3 5
spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img