Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
23 %
3.6kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
25 °
Sht
27 °
Die
28 °
Hën
27 °
E enjte, 19 Maj, 2022
spot_img

“S’ka hakmarrje për ata që punonin për Perëndimin”, debat i ashpër mes gazetares dhe zëdhënësit të talebanëve

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një debat i ashpër është shënuar në një studio televizive në Britani, ku gazetarja Susanna Reid u përplas me zëdhënësin e talebanëve.

Në emsionin “mirdita” zëdhënësi i talebanëve Suhail Shaheen hodhi poshtë akuzat për hakmarrje ndaj ish ndihmësve dhe përkthyesve vendas dhe përsëriti një angazhim për dhënien e amnistisë kujtdo që punonte me Perëndimin.

Ndërsa gazetarja e kundështoi këtë pretendim duke cituar një raport të Kombeve të Bashkuara (OKB), ku thuhej se talebanët kanë një list të individëve në të gjithë Afganistanin që dëshiron t’i arrestojë dhe po kërcënon të vrasë.

Zëdhënësi i talebanëve hodhi poshtë akuzat duke thënë se “nuk ka hakmarrje, kjo është politika jonë. Ne kemi dhënë një amnisti të përgjithshme për të gjithë ata që punonin me forcat e huaja. Dhe nuk ka asnjë listë të goditur që qarkullon ose shfaqet që shfaqet në mediat e huaja”.

Shaheen pohoi gjithashtu se grupi islamik nuk do të parandalojë afganët që kërkojnë të largohen nga vendi, por i “nxiti” ata të qëndrojnë në Afganistan për të “rindërtuar” kombin. 

“Çdo student afgan, nëse ai ose ajo ka ndërmend të shkojë jashtë vendit, në një vend tjetër, dhe ka dokumentet e duhura, ata mund të shkojnë. Dhe ata gjithashtu mund të vijnë në Afganistan. Por ne i nxisim ata të qëndrojnë në Afganistan pasi kemi fituar pavarësinë tonë” tha ai.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img