Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1.5kmh
100 %
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
4 °
Mar
1 °
E premte, 21 Janar, 2022

“S’ka ditë që nuk e mendoj”, aktori Alec Baldwin flet pasi qëlloi për vdekje fotografen e filmit: Mirënjohës atyre që më inkurajuan!

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Aktori i famshëm Alec Baldwin ka falenderuar të gjithë ata që iu gjendën pranë dhe e mbështetën, teksa ai përjetoi një situatë të vështirë prej ngjarjes tragjike që ndodhi në xhirimet e filmit “Rust”.

Ai ka postuar në Instagram një video ku shprehet se nuk ka ditë që nuk mendon për atë që ndodhi në xhirimet e filmit, ku “vrau aksidentalisht” drejtoreshën e fotografisë, Halina Hutchins.

Doja të gjeja një minutë për t’u falënderuar të gjithë njerëzit që më dërguan fjalë të mira dhe urime, forcë, shpresë dhe lutje, mendime dhe shumë inkurajim. Kam marrë qindra e-maile nga miq, të afërm dhe kolegë dhe njerëz me të cilët nuk kam dëgjuar prej kohësh të më dërgojnë forcë dhe urime.

U jam shumë mirënjohës. Shumë njerëz më kanë mbështetur për këtë situatë të vështirë. Gjithçka më intereson është gruaja dhe fëmijët e mi. Është kohë e vështirë por dua të falenderoj këdo që më mbështet dhe dua të eci para. Gëzuar festat të gjithëve”, shkruan Baldëin.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img