Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
75 %
0.5kmh
0 %
Hën
6 °
Mar
12 °
Mër
14 °
Enj
12 °
Pre
14 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

“S’ka bisedime për paqe sa kohë Putin është president”, Zelenky: Sot aplikuam për anëtarësim të përshpejtuar në NATO

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti i Ukrianës, Volodymyr Zelensky ka reaguar pasi presidenti rus, Vladimir Putin nënshkroi dekretet e aneksimit të katër rajoneve të pushtuara ukrainase në Rusi.

Në një video-mesazh në rrjetet sociale Zelensky tha se nuk do të ulet në tryezën e bisedimeve me Rusinë për sa kohë që Putin është president.

Ai ndër të tjera tha se Ukraina paraqiti aplikimin për t’u anëtarësuar në NATO në një “mënyrë të përshpejtuar”.

“Në fakt, ne kemi hapur tashmë rrugën për të hyrë në NATO. Sot, Ukraina po aplikon për ta bërë këtë “me ligj” (de jure). Me një proces që do t’i përgjigjet rëndësisë që ka për ne, mbrojtja e komunitetit tonë. Me një ritëm më të shpejtë. Ne po bëjmë hapin tonë vendimtar duke nënshkruar kërkesën e Ukrainës për anëtarësim të shpejtë në NATO” tha presidenti ukrainas në mesazhin e tij.

Kujtojmë që përfaqësuesit e Uashingtonit zyrtar më herët kanë deklaruar se në këtë fazë nuk po shqyrtohet mundësia e hyrjes së Ukrainës në NATO. Në të njëjtën kohë, Shtetet e Bashkuara theksuan se Aleanca nuk do të braktisë kurrë politikën e saj të “derëve të hapura”, por që kjo për Kievin mund të ndodhë në të ardhme.

Më shumë




spot_img








spot_img