Tirana
scattered clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
43 %
3.1kmh
40 %
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
23 °
Die
22 °
Hën
20 °
E enjte, 21 Tetor, 2021
spot_img

“S’ka betejë Berisha-Basha”, Bardhi për përjashtimin e ish-kryeministrit: Ishte e vetmja zgjidhje, do rrezikoheshin interesat e demokratëve

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se vendimi i përjashtimit të Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD ishte e vetmja zgjidhje për situatën e krijuar. Ai u bëri thirrje demokratëve se përpara interesit personal duhet të vënë interesin e PD-së.

Sipas tij nuk ka një betejë Berisha-Basha pasi shpallja “non grata” nga SHBA është një betejë personale e ish kryeministrit.

Bardhi: Besoj se biej dakord se cdo demokrat është lënduar nga vendimi. Në mënyrë të papritur dhe të beftë SHBA shpalli non grata Berishën. Përpara se të japim një vlerësim emocional duhet që të kenë primar interesin e PD dhe demokratëve.Kam bindjen se kjo ishte e vetmja rrugë që mund të zgjidhej kjo çështje. Në fund vendimarrja e kreut të partisë ishte e vetmja zgjidhje për situatën e krijuar.

Nuk do të kishim dashur kurrë të ishim në këtë situatë. Për fatin tonë të keq, drejtimi i gishtit tek PD është duke u marrë sikur e keqja e këtij vendi është nga PD-ja. Ju lutem demokratëve se përpara interesit personal, duhet të vendosë interesin e PD-së.

Këtu nuk ka një beteje Berisha-Basha. Basha mori një vendim ku ka shprehur vlerësimin maksimal të figurës së Berishës, ka shpjeguar në detaje dhe pozitën në mosmarrjen e atij vendimi, duke shtuar se atë vendim e ka marrë në interes të PD-së. PD, Basha dhe i gjithë ekipi ka si mision të vetin betejën me Edi Ramën. Berisha e kupton pozitën se ku është gjendur kryetari i PD. Vetë Berisha ka thënë se kjo është një betejë personale e tij. Dhe në momentin që rrezikohen interesat e PD, secili prej nesh duhet te bëjë një sakrificë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img