Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Sjellje e pahijshme”, Rama i përgjigjet Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë: Thjesht përsërita se BLLOKUAN negociatat, ishte e pamerituar për ne

Shkruar nga Newsbomb
“Sjellje e pahijshme”, Rama i përgjigjet Ministrisë

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë, e cila i quajti të pahijshme deklaratat e tij në Forumin e Sllovenisë, lidhur me bllokimin e negociatave të Shqipërisë.

Përmes një postimi në Twitter, Rama thotë se dikush duhet t’ja përkthejë qetësisht deklaratën e tij Ministrisë së Jashtme bullgare, e cila përmban të njëjtat komente si në muajin qershor.

Sipas tij bllokimi i negociatave të Shqipërisë, ishte i pamerituar për vendin tonë.

Gjatë fjal]imit të tij në Forumin e Bledit në Slloveni, Rama ndër të tjera tha se Bullgaria bllokoi hapjen e negociatave të Shqipërisë për 8 vite rresht. Dhe kjo  sipas tij ishte e pamerituar për një vend kandidat si Shqipëria.

“Nëse Ministria e Jashtme e Bullgarisë nuk kishte asgjë më të rëndësishme sot sesa një deklaratë publike për diçka që thashë në një panel të Forumit Strategjik të Bled, nuk mund ta marr si një kompliment të madh për forumin dhe panelin, duke përfshirë edhe veten time! Por seriozisht, kjo është e pamerituar.

Ndoshta dikush duhet të ndihmojë miqtë tanë të Ministrisë së Jashtme bullgare me përkthimin e qetë të përgjigjes sime në Bled se si Bullgaria bllokoi hapjen e bisedimeve për anëtarësim dhe kur më në fund të gjithë të tjerët ranë dakord pas 8 vitesh të gjata! Thjesht përsërita të njëjtat gjëra që thashë në qershor”, shkruan Rama.

Lexo edhe: “Bllokoi negociatat për 8 vite”, Bullgaria reagon pas deklaratave të Ramës: E pahijshme për sjelljen e një kryeministri të një vendi kandidat për BE  

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll