Hapësire reklamuese

Rajoni

“S’janë bërë vetëm pjestarët e UÇK-së milionerë”, Haradinaj kritika qeverisë Kurti: Po dëmton themelet e shtetit tonë

Shkruar nga Newsbomb
“S’janë bërë vetëm pjestarët e

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar mbrëmjen e sotme se nuk janë vetëm pjesëtarët e UCK’së që janë bërë milionerë.

Haradinaj u shpreh se edhe ndonjë ushtar i UÇK-së është bërë, kjo për shkak se askush s’e ka të ndaluar të merret me ekonomi.

Ai theksoi se milionerë të UCK’së ka shumë pak krahasuar me fëmijët e “titistave” dhe jugosllavëve.

“Nuk janë bërë vetëm pjestarët e UÇK-së milionerë, ndonjë i UÇK’së edhe është bërë. Por, shumë pak krahasuar me fëmijët e “titistave” dhe jugosllavëve”. Ne nuk po e themi këtë sepse nuk po duam të fyejmë popullin tonë. Askush që ka marrë pjesë në luftë nuk e ka të ndaluar të merret me ekonomi”, ka thënë Haradinaj.

Teksa foli për qeverinë e vendit, Haradinaj tha se nuk është anti-UÇK por e kritikoi duke thënë se po dëmton themelet e shtetit.

“Anti-UÇK s’mundet të jetë qeveria dhe po të dojë, sepse populli është UÇK. Veprimet e qeverisë i dëmtojnë themelet e shtetit tonë”, shtoi Haradinaj në T7.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu