'Situatë tragjike, në kuzhinën time duhet të ishin 15 veta, tani janë 7', Renato Mekolli: Do të largohem nga Shqipëria, ia kam vënë syrin Los Angeles

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 12:05 27-05-2020 'Situatë tragjike, në kuzhinën time duhet të ishin 15 veta, tani janë 7', Renato Mekolli: Do të largohem nga Shqipëria, ia kam vënë syrin Los Angeles

Shef Renato Mekolli dy ditë më parë shprehu revoltën e tij në lidhje me masat  e ndërmarra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së covid-19.

 

Pas këtij reagimi Renato Mekolli ka qenë i ftuar në 'euronews' ku është shprehur se situata e pandemisë dhe mungesa e mbështetjes e ka bërë atë të mendojë që të largohet nga vendi i tij, drejt Los Angeles.

Sakaq, ai ka thënë se këtu bizneset po falimentojnë dhe askush nuk po i ndihmon ndërsa jashtë bizneset kanë një mbështetje të madhe.

“Jemi në një situatë tragjike. Restorantet prej 3 muajsh nuk kanë punë. Ndihmë nga shteti nuk ka aspak, është një situatë kaosi. Vërtetë ne kemi një orar deri në orën 21:00, por atëherë dalin të gjithë njerëzit dhe janë të qetë për të shijuar ndonjë darkë. Po falimentojnë bizneset, jashtë kanë mbështet nga shteti këtu nuk ka asnjë lloj mbështetje. Kjo është qesharake.

Në një kohë normale në kuzhinën time duhet të ishin 15 veta, tani janë 7 persona. Këtu çalon gjithçka se asnjëri nuk ka besim, ka dhe interesa personale dhe të gjithë nuk bëhen bashkë. Kjo situatë të bën që të dalësh nga vetja dhe të thuash se ky vend nuk është për të jetuar. Shikoj që nuk kam mbështetje nga shteti dhe njerëzit që na drejtojnë, situata është absurde. Do të largohem nga Shqipëria dhe ia kam vënë syrin Los Angeles. Dëshira ime është që të jap pasionin dhe dëshirën time dhe të ndjej që ajo që jap të më kthehet”, tha Mekolli

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0060768127441406
array(1) { ["section"]=> string(149) "situate-tragjike-ne-kuzhinen-time-duhet-te-ishin-15-veta-tani-jane-7-renato-mekolli-do-te-largohem-nga-shqiperia-ia-kam-vene-syrin-los-angeles-207990" }