Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Situatë tragjike epidemiologjike”, Shehu: Duhen marrë masa urgjente, pozitiviteti i testimeve ka kapur qiejt (E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb

Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu ka reaguar pas mbledhjes së Komitetit Tekinik të Ekspertëve.

Me anë të një postimi në “facebook” ai shprehet se situata në vend nga pandemuia është tragjike.

Shehu shkruan se Shqipëria ka numrin më të lartë në Europë për 1 milion banorë të rasteve të reja të infeksionit në ditë dhe tejet të larta janë dhe humbjet e jetëve në ditë.

Ndër të tjera ai thotë se pozitiviteti i testimeve ka kapur qiejtë, teksa shkruan se duhet të merren masa urgjente.

Postimi i plotë i Shehut:

E mblodhi Rama sot Komitetin ne kushtet e nje situate tragjike epidemiologjike e shendetesore, por nuk u tha asgje….

Shqiperia ka numrin me te larte ne Europe per 1 milion banore te rasteve te reja te infeksionit ne dite, me keto pak testime pa metodike qe realizohen.

Pozitiviteti i testimeve ka kapur “qiejte”!

Po keshtu tejet te larta ka dhe humbjet e jeteve ne dite.

Per “vdekjet shtese” jemi ne treshen me te zeze boterore.

Ndersa sot Komiteti i Qeverise deklaron qe gjendja eshte nen kontroll, kur realisht eshte terresisht jashte cdo kontrolli, ne renie te lire.

Dikush parashikon qe “marsi do jete me i mire”!!!

Si mund te jete i tille kur nuk po merret asnje mase efikase, inteligjente, profesionale!

Vetem demagogji, mungese profesionalizmi e pa pergjegjeshmeri ka:

1.Asnje rritje te ndjeshme te testimeve PCR (molekulare), kur duhej te kishin kaluar 10 mije ne dite si metodike.

2.Vazhdon te mos lejohet liberalizimi i testeve te shpejta, absurde kjo.

3.Vazhdon amullia e spitaleve periferike ku pacientet shtrohen vetem ilegalisht.

4.Ndersa spitalet Covid ne Tirane jane te mbi ngarkuara si “magazina patatesh”.

5.E njejta dukuri eshte edhe per vendet e reanimacionit, per te cilat edhe numrat e deklaruara jane shume me teper se kapacitetet reale te atyre.

6.Mjeku i familjes eshte akoma i pa mbrojtur e pacientet jane ne rremuje ne shtepite e tyre spital edhe pa rimbursim te shpenzimeve.

7.Ndersa per vaksinimin vazhdojme me “pikatore” e me “14 muajt” pa date fillimi, ne bisht te Europes; keshtu per te shkuar te 5,5 milion dozat e nevojeshme per 2,4 milion banore duhet nje dekade.

Megjithese 25 Prilli po afron, perseri kjo gjendje tejet e rende e me perspektive te zymte kerkon masa e veprime adeguate te urgjences ekstreme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll