Hapësire reklamuese

Rajoni

Situatë serioze në Maqedoninë e Veriut, 6 viktima dhe 129 të infektuar me koronavirus në 24 orë

Shkruar nga Newsbomb
Maqedoni e Veriut

Situata në Maqedoninë fqinje përsa i përket Covid-19 është alarmante. Gjashtë pacientë kanë humbur betejën me COVID-19, duke e çuar në 451 numrin total të viktimave.

Numri i infektimeve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut vijon të mbetet i lartë.

Në 24 orët e fundit janë testuar pozitivë 129 persona, duke e çuar në total numrin e personave pozitivë në 9797.

Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 109 pacientë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll