Situata e krijuar nga dëbora dhe temperaturat e ulëta kanë bërë që Emergjencat civile të njoftojnë paraprakisht për akset poblematike në vend.
Sipas Emergjencave civile rreshjet e dëborës kanë krijuar ngrica në disa akse rrugore të vendit si:
Fushë Arrëz-Iballë, Fushë Arrëz- Qafq Mali- Qafë Shllak, Bajram Curri –Valbonë, Kalimash-Morinë të cilat janë të kalueshme vetëm me zinxhirë. Ndërkohë akset Tamarë-Vermosh, Qafë Thore- Theth janë problematike dhe vështirësisht të kalueshme. Po ashtu bëhet me dije se në rrugën e Kombit po punojnë borëpastrueset.
Në qarkun e Elbasanit akset rrugore janë të kalueshme, por vështirësi ka në zonat e Librazhdit ku në Steblevë dhe Gollobordë bëhet me dije se trashësia e dëborës ka arritur në 10 cm.
Në Shkodër nuk ka asnjë aks rrugor të bllokuar.
Ndërkohë që në Qarkun e Dibrës situata paraqitet problematike ku disa zona raportohet të jenë të izoluara.
Mësohet se rreshjet vijojnë të jenë intensive në Kukës dhe Shkodër.
Njoftimi i plotë:
Njoftim për situatën për shkak të reshjeve të dëborës në veri të vendit dhe masat si shkak i reshjeve të dëborës në Qarkun Kukës dhe Shkodër që nisën mbrëmjen e kaluar me intensitet, por edhe uljes së ndjeshme të temperaturave, ç'ka ka sjellë edhe ngrica në rrugë, drejtuesit e mjeteve udhëzohen të përdorin zinxhirët në këto akse rrugore:
Fushë Arrëz - Iballë
Fushë Arrëz - Qafë Mali - Qafë Shllak
Qafë Mali - Fierzë
Bajram Curri - Valbonë
Kukës - Qafë Shllak
Tunel i Kalimashit - Morinë
Aktualisht janë vështirësisht të kalueshme këto segmente rrugore nga dëbora dhe po punohet për hapjen e tyre:
Qafë Mali - Dardhë, në zonen e Pukës Qafe Thore - Theth, në zonën e Malesise se Madhe Tamare - Vermosh Bushtrice, Kukës - Kala e Dodes, Diber.
Trashësia e dëbores në to shkon nga 20 cm deri në 50 cm. Prezencë dëbore ka edhe në 'Rrugën e Kombit' ku punojnë borepastrueset.
Komisionet e Emergjencave Civile ne Qarqe dhe Drejtoria e Pergjithshme e Emergjencave Civile ne MPB po ndjekin situatën duke e shoqëruar me masa përkatëse në terren.