Tirana
clear sky
36.5 ° C
36.5 °
36.5 °
18 %
1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Situatë e vështirë në Shqipëri prej COVID-19, Sindikata e Futbollistëve thirrje Ramës për fushatën e vaksinimit: Janë ndër personat më të riskuar…(E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

cdd67710a3a1e7cb0a8055a22a75b2c7

Andi Lila i bën thirrje kryeministrit Edi Rama që në fushatën e vaksinimit kundër COVID-19 të përfshihen edhe ish-sportistët, të cilët cilësohen si persona me risk të lartë për humbjen e jetës.

Si kryetar i Sindikatës së Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë, ish-mbrojtësi i kombëtares shqiptare shpreh shqetësimin për situatën në të cilën gjendet vendi ynë. Përmes një thirrje në kanalin zyrtar për kryeministrin Rama dhe organet kompetente, Lila shkruante:

“Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë e shqetësuar për situatën që po kalon vendi për shkak të pandemisë globale të shkaktuar nga virusi COVID-19 i drejton sot një kërkesë publike Kryeministrit të vendit z.Edi Rama .

Z.Kryeministër pa dashur që të bëhemi pjesë e debateve politike të momentit, kërkojmë nga ana juaj që në proçesin e vaksinimit të përfshini si subjekte me risk të lartë për humbje jete edhe ish-sportistët.

Ish-sportistët që i kanë dhënë gjithcka këtij vendi, vitet me të bukura të jetës, emocione të mëdha dhe krenari kombëtare dhe në këmbim kanë marrë pothuajse asgjë.

Për shkak të karrierës së tyre sportive në ngarkesa të larta fizike,sot që kanë mbi supe dhe vitet e jetës aspak të lehtë,janë ndër personat më të riskuar nga virusi COVID-19.

Nuk duam të përmendim disa dhjetra ish-sportistë që kanë humbur jetën gjatë kësaj kohe por po marrim shkas nga fakt konkret.
Sot ndodhet i shtruar në spital në gjendje shumë të vështirë shëndetësore legjenda e futbollit Kavajas Muharrem Karriqi.

Askush nuk është kujtuar për njërin nga futbollistët më të mëdhenj që ka nxjerrë futbolli Kavajas.
Z.Kryeministër këto njerëz që janë vlerat e shoqërisë tonë duhen ndihmuar sa i kemi mes nesh si shembuj të gjallë për fëmijet tanë.

Më pas tufat e luleve apo fjalët prekëse në rrjete sociale janë vetëm një hipokrizi e shpifur.
Gjithashtu i bëjmë thirrje të gjitha federatave sportive në tërësi dhe FSHF në veçanti që të zgjohen nga gjumi dhe ti vijnë në ndihmë ish-sportistëve.

Konkretisht bazuar në dokumentat dhe statistikat që ata kanë ti propozojnë sa më shpejt Kryeministrit z.Rama dhe Ministres së Shëndetësisë znj.Manastirliu emrat e ish-sportistëve të cilët për shkak të moshës apo problemeve të tjera shëndetësore kanë nevojë urgjente për vaksinim”.

Më shumë

spot_img
spot_img